INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër denoncim kundër Saimir Tahirit, jaht i blerë nga trafikantët dhe...

Tjetër denoncim kundër Saimir Tahirit, jaht i blerë nga trafikantët dhe...

Publikuar më: 15:29 03-11-2017

Një tjetër denoncim kundër Saimir Tahirit, por kësaj radhe nga qytetari dixhital.

Në këtë rast qytetari dixhital i është drejtuar ish-kryeministrit Berisha, të cilët i thonë se Saimir Tahiri ka pasur një jaht personal ta blerë si dhuratë nga kriminelët.

Sipas denoncimit të bërë nga qytetari dixhital, janë kamerat e sigurisë ato të cilat e kanë filmuar Tahirin bashkë me bashkëshorten e tij, duke hipur në jahtin personaltë ish-ministrit Tahiri.

Denoncimi i qytetarit dixhital publikuar nga Sali Berisha: 

Sajmir Tahiri kishte dhe jaht te blere nga trafikantet! E mirëmbante narko-policia e Durresit!

I bej thirrje prokurorise te hetoje per kete akuze te bazuar te qytetarit dixhital. sb

“Doktor Berisha, ajo qe thua per gomonen e Saimir Tahirit s’esht asgjo. Sajmja ka mbi nje vit qe ka ble jaht ultra qe pa frik ka kushtu 500-600 mije euro. Ia kan ble ushtaret e vet qe ka te Kufiri ne Durres dhe te tjere qe jan edhe ushtaret e Gjushit. Kane shti paret dhe ja kan ble ne Mal te Zi thuhet. Jahti megjithse nuk e kishte ne emer te tije rrinte te Kalata Zero e portit ne Durres, aty ku rrijne vetem skafet e policise dhe anijet e Mimit.

 Eshte ai jahti qe denoncoi Lul Basha me foto. Kamerat e sigurise te portit me siguri e kane filmu Sajmen dhe te shoqen se vinin personalisht me inspektu punimet e mirmajtjes se jahtit. Nuk ka rob ne port qe nuk e di ket pune. Nuk ka shonc njeri tjeter me majt as nje gomone aty te Kalata Zero jo mo jaht vec Sajmes. Ia runte policia e vet.

Me ate Sajmiri ka pas dal edhe vet jasht vendit thojne,por kushurijt e perdornin regullisht per transport droge. Sa e nxorri Basha foton e jahtit, e hoqen menjeher me trajl, noten per gjith noten. Me siguri esht filmu e gjitha nga kamerat, po qe se si kan fshi. Ku esht kjo prokuroria mer Doktor? Njerzve te shkret i bi bretku gjith diten, del ky Saje Qorri dhe bohet me jaht. Te lutem shum mos ma nxirr emrin se me keta esht bela e te fluturojn nga puna.”

Article Logic
Execution time: 0.0040779113769531