INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana feston 105 vjetorin e pavarësisë, Veliaj: I shërbejmë për ta çuar akoma më përpara

Tirana feston 105 vjetorin e pavarësisë, Veliaj: I shërbejmë për ta çuar akoma më përpara

Publikuar më: 12:18 26-11-2017

Me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Tiranës, në vendin ku u ngrit flamuri, përballë Parlamentit, kryebashkiaku dhe zyrtarë të tjerë lokalë morën pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Pavarësisë së kryeqytetit.

Erion Veliaj tha se kjo ditë shërben për t’u kujtuar të gjithë atyre që kontribuojnë për Tiranën, se qyteti duhet të vijojë të jetë udhëheqes në çdo drejtim.

“Sot thirrja është që Tirana të jetë avantgardë edhe për pavarësi të tjera, pavarësi nga varfëria, pavarësia nga injoranca. Besoj që Tiranë do të jetë kryeqytet jo vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë shqiptarëve. Nëse kemi një kryeqytet që vazhdon me punë, nëse kemi një kryeqytet që vazhdon me entuziazëm e me optimizëm, kjo reflektohet kudo”, tha Veliaj.

Ndërkohë, kryebashkiaku ftoi qytetarët që të marrin pjesë edhe në ditët në vijim, në aktivitetet e organizuara për festat e 28 dhe 29 Nëntorit.

Article Logic
Execution time: 0.0038728713989258