INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tik-taku po ecën me shpejtësi. Peshqit e mëdhenj po largohen

Tik-taku po ecën me shpejtësi. Peshqit e mëdhenj po largohen

Publikuar më: 17:01 02-02-2018

Enkelejd Alibeaj:
“Jemi në kohë megjithëse tik- taku po ecën me shpejtësi, edhe pse peshqit e mëdhenj po degdisen përtej detit”.
Demokratët kërkuan shqyrtim të përshpejtuar të ndryshimeve kushtetuese të propozuar nga opozita e bashkuar. Në mbledhjen e parë të Këshillit për Legjislacionin, opozita tha se është domosdoshmëri që të zhbëhet shkelja kushtetuese e 18 dhjetorit, ku kryeprokurorja u zgjodh në shkelje të kushtetutës. Kjo ka sjellë sipas demokratëve dhe pasoja në piramidën e drejtësisë, duke e vënë organin e akuzës në shërbim të kryeministrit.
Enkelejd Alibeaj:
Prokuroria është kthyer në zgjatim të Kryeministrit
Por gjithë kjo iniciativë e opozitës për shumicën ka një tjetër synim, bllokimin e reformës në drejtësi.
Ulsi Manja:
“Me opozitën ndahemi se ne duam vazhdimin e reformës në drejtësi këta duan zhbërjen e reformës në drejtësi”.

Article Logic
Execution time: 0.0024428367614746