INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TI, politika shqiptare ndër katër më të korruptuarat në Evropë, për rryshfet të parët

TI, politika shqiptare ndër katër më të korruptuarat në Evropë, për rryshfet të parët

Publikuar më: 16:45 16-11-2016

Transparency International, raporton se Shqipëria është një ndër katër vendet me klasën politike më të korruptuar në Europë po gjithësesi për të ndrequr këtë po bën përpjekje mesatare. Në Shqipëri, Transparency International ka intervistuar drejtpërdrejt1500 qytetarë gjatë periudhës janar-mars 2016.
Të dhënat e analizuara tregojnë se ndryshe nga Kosova, Spanja dhe Moldavia-vende ku korrupsioni perceptohet si një ndër tre problemet kryesore, në Shqipëri rreziku prej tij konsiderohet mesatar. Transparency International vlerëson gjithashtu se në perceptimin e qytetarëve, qeveria shqiptare po bën përpjekje mesatare për të luftuar korrupsionin.
Transparency International vlerëson megjithatë se në kontrast me këtë perceptim të parë, qytetarët shqiptarë mendojnë se klasa e tyre politike është ndër më të korruptuarat mes vendeve të përfshira në studim.
“Qytetarët e Ukrainës, Shqipërisë, Bosnjes dhe Rumanisë janë më prirur në mendimin se deputetët në Parlamentet e tyre janë shumë të korruptuar. Në këto vende, më shumë se gjysma mendojnë se përfaqësuesit e tyre janë të korruptuar, shifra që rriten në ¾ për Moldavinë,” thuhet në raport.
Paralelisht me korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes, Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet ku rryshfeti në këmbim të shërbimeve publike është mjaft i përhapur. Shqipëria ka marrë pikët më të larta në rajon dhe në Europë, çka tregon se kultura e korrupsionit të vogël është gjerësisht e përhapur, duke u renditur në të njëjtin nivel me Rusinë dhe duke lënë pas vetëm vendet e Azisë Qendrore. Sipas raportit, shumë njerëz janë të frikësuar për pasojat negative të raportimit apo denoncimit.
Këto janë të dhënat e fundit të Raporti të TI, “Njerëzit dhe korrupsioni; Europa dhe Azia Qëndrore”, pjesë e Barometrit Global të Korrupsionit, i cili është sondazh i realizuar me 60 mijë njerëz në 42 vende të Europës dhe Azisë Qendrore.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667