INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spektakël në Atlanta: T.I. sfidon Nick Jonas, Demi Lovato

Spektakël në Atlanta: T.I. sfidon Nick Jonas, Demi Lovato "luan" Ririn

Publikuar më: 10:48 01-07-2016

Nick Jonas nuk është tipi që trembet lehtë dhe këtë e provoi live përpara mijëra fansave.

Ndërkohë që turi i tij me Demi Lovaton kishte ndalesën e rradhës në Atlanta, ai si pa kuptuar u fut në territorin e reperit T.I. Ky i fundit i surprizoi të gjithë kur u ngjit në skenë me një mikrofon në dorë. Ai më pas sfidoi yllin e “Close” për të kënduar superhitin e reperit 35 vjeçar “Whatever You Like”. Mund të themi se Nick e kaloi tërësisht testin, por edhe Demi nuk mbeti pas. Ajo i la të gjithë pa fjalë kur imitoi Rihanna-n dhe vërtetoi se në rast se artistja e muzikës RnB tërhiqet, e ka gati zëvendësuesen e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779