INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Historiani Meta për marrëdhëniet me Greqinë: “Jo miqësi mbi gënjeshtër” [VIDEO]

Publikuar më: 20:10 16-11-2016

Beqir Meta:
"Nuk ndërtohet miqësi mbi gënjeshtër"
Në këtë përfundim arrin studiuesi Beqir Metaj, kur analizon marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë, edhe pse kjo e fundit është konsideruar si partner strategjik nga Tirana zyrtare. Për zotin Metaj çështjet e vjetra por dhe të lindura rishtas mes dy vendeve kërkojnë bisedime, por a eshte qeveria e Edi Ramës e aftë per ta bërë?
Beqir Metaj nuk e fsheh habinë për sjelljen e Greqisë, kur dy ditë më parë ndaloi dy shoferë të ministrisë së jashtme, vetëm sepse në automjetin që ata udhëtonin kishin libra në gjuhën shqipë.
Edhe pse në tryezë e bisedimeve mes Tiranës dhe Athinës janë shtruar 3 cështjet më delikate mes dy vendeve, ajo came, ligji i luftës si dhe kufiri detar, sipas historianit Beqir Metaj nuk është bërë asnjë hap pozitiv në këtë drejtim.

Article Logic
Execution time: 0.0037648677825928