INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Grekët thërrasin ambasadorin shqiptar [VIDEO]

Publikuar më: 20:00 16-11-2016

A po rikthehen marrëdhëniet e ngrira mes Shqipërisë dhe Greqisë? Një sinjal i tillë është dhënë nga Ambasadori ynë në Athinë Dashnor Dervishi. Në një bisedë telefonike për IN TV, ai deklaron se është thirrur për sqarime në ministrinë e jashtme greke. Pjesë e bisedës me zyrtarët grekë kanë qënë gjithë problematikat që janë shfaqur gjatë këtyre muajve mes dy vendeve.
Dashnor Dervishi:
“Mbas retorikave të panevojshme, incidenteve të ndodhura gjatë kohëve të fundit ka nisur një komunikim më intensiv mes dy palëve. Në këtë kuadër ishte dhe takimi i zhvilluar në Bruksel mes Ministrit të Jashtëm Shqiptar dhe atij grek. Në këtë takim është rënë dakort që të lihet mënjanë kjo retorikë e panevojshme, të ulen tonet me qëllim për të zhvilluar më tej marrëdhëniet tona. Unë, në cilësinë e ambasadorit jam thirrur nga autoritetet greke, ku kam zhvilluar takime në nivel diplomatësh në Ministrinë e Jashtme Greke mbi situatën aktuale. Ndërsa sa i përket çështjes së dy shoferëve të Ministrisë së Jashtme shqiptare, gjatë këtyre takimeve u theksua se ajo duhet të trajtohet si një incident i pakëndshëm”.
Me ardhjen e socialsitëve në pushtet, qeveria Rama u zotua për “politikë zero probleme me fqinjët”, por duket se kjo nuk po ndodh. Vetëm gjatë muajve të fundit ka patur disa probleme mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke nisur nga Himara, kthimi i shqiptarëve në kufij dhe ndalimi i shoferëve të Ministrisë së Jashtme.

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777