INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Memaliaj, sekuestrohen 1.8 ton drogë. Arrestohen 4 persona,3 në kërkim

Publikuar më: 18:24 16-11-2016

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar rreth 1.8 ton drogë, në Memaliaj. Katër persona kanë rënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë operacioneve antidrogë të ndërmarra nga Seksioni Kundër Lëndëve Narkotike në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Gjashtë raste të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve" janë evidentuar në Memaliaj ku policia sekuestroi 1772 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Për kultivimin e hashashit polica arrestoi Besim Zikën, Pëllumb Ronën, Festim Ronën dhe Çoban Kalemin 52 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën ee shtetasit Pëllumb Rona, u gjet një sasi prej 65 kg kanabis e paketuar në thasë plastik, Besim Zikës , iu gjet rreth 17 kg lëndë kanabis. Në banesën e Çoban Kalemit u kapën 19 thasë me kanabis, me peshë totale 160 kg, si dhe një armë zjarri automatik, model 56 me 14 fishekë.
Në banesën e shtetasit G.G, i cili është shpallur në kërkim nga polica, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kg.
Gjithashtu në vendin e quajtur "Kodra e Miricës", në fshatin Miricë, Memaliaj u zbuluan 42 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 1260 kg.
Policia bën me dije se “po vijon puna për kapjen e dy autorëve tashmë të identifikuar nga ana jonë, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre”.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916