INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet thjeshtra e reperit T.I, po mundohej të fuste një armë në avion [FOTO]

Arrestohet thjeshtra e reperit T.I, po mundohej të fuste një armë në avion [FOTO]

Publikuar më: 14:06 18-06-2016

Mbrëmjen e së enjtes, thjeshtra e reperit T.I,  Zonnique Pullins u arrestua në aeroportin Ndërkombëtar të Atlantas , Hartsfiled- Jackson  pasi thuhet se po përpiqej të fuste një pistoletë  gjysmë-automatike në avion.

Sipas US Weekly, 20 vjeçarja mbante në çantë një pistoletë të vogël dhe teksa kaloi kontrollin e sigurisë u ndalua nga këta të fundit. Pasi u pyet nga policia, Zonnique deklaroi se zotëronte leje për armën por në fakt asnjë dokumentacion nuk u gjet.

Pasi u arrestua, arma e 20 vjeçares u konfiskua ndërsa ajo vetë u transferua në burgun e Clayton  ku më pas u lirua. Zonnique është e bija e Tameka ' Tiny ' Cottle , gruaja aktuale e reperit  T.I. si  dhe është gjithashtu  anëtare e grupit muzikor OMG.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939