Barcelona po përgatitet për sfidën e ardhshme në Champions League me ekipin e Interi-t. Nëpërmjet profili në “Twitter”, ekipi i Barcelonës ka bërë të ditur listën zyrtare të lojtarëve që do luajnë të martën.
Në listë është përfshirë edhe emri i Leo Messi-t, një lajm surprizues dhe i gëzueshëm për tifozët e Barcelonës, të cilët prisnin një periudhë më të gjatë jashtë fushave të argjentinasit.
Në mesazhin e klubit gjithashtu thuhej se stafi mjekësor nuk ka dhënë miratimin për kthimin e argjentinasit në fushën e lojës dhe, për rrjedhojë, nuk dihet akoma nëse ai do të luajë kundër Inter-it.