Lacio mori fitoren e rradhës kundër ekipi-t të SPAL. Ekipi tashmë gjendet në kuotën e 21 pikëve dhe e sheh veten në vendin e katërt.
Lojtari i kombëtares tonë, Thomas Strakosha ishte gjithashtu një pikë kyçe e skuadrës. Në golin e pësuar nga Antenuçi gardiani e kishte të pamundur të reagonte, por në një pritje tjetër ai ishte vendimtar.
Ai bëri një super pritje ndaj Molise, teksa u zgjat në limite dhe grushtoi për në goditje këndi, vetëm me një dorë.
Strakosha mori gjithashtu notën 6.5 për këtë ndeshje, një rezultat relativisht i lartë për gardianin tonë.