Paul Pogba ishte lojtari më i komentuar i muajve të fundit. Së pari, për raportet e tij me Jose Mourinho-n dhe “ftohjen” me ekipin e Manchester United dhe së dyti, për transferimin e tij tek Juventusi, në merkaton e ardhshme.
Mesa duket lojtari është rikthyer përsëri në raportet e tij të mëparshme me “djajtë” dhe këtë e vërteton më së miri fotoja e fundit në Instagram-in e tij ku shfaqet një zemër në “look” e ri të flokëve. “Më thyej zemrën dhe unë do të të dua përsëri”, shkruan Pogba, duke ia adresuar këtë zemër skuadrës së Manchester United.
Kjo foto shfaqet përpara sfidës së Manchester-it me Juventusi-n ku Pogba do rikthehet për herë të parë si rival.