INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Guardian: Kosova shteti i 51-të i Amerikës

The Guardian: Kosova shteti i 51-të i Amerikës

Publikuar më: 19:23 16-02-2018

Kosova vazhdon të ketë lidhje emocionale, politike dhe ekonomike me vendin që 20 vjet më parë bëri një ndërhyrje perëndimore në luftën e saj me Republikën Federale të Jugosllavisë, duke çuar përfundimisht në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kështu nis foto-reportazhi kushtuar Kosovës publikuar nga prestigjiozja "The Guardian", dokumentuar nga foto-reporteri Cezar Dezfulin. Përmes disa fotografive prestigjiozja britanike ka dita_e_pavaresise.jpgpërmendur sheshet, rrugët dhe emrat që kanë vendosur kosovarët për nder të Amerikës.“Në vitet ’90 presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, përfundonte konferencat e të premteve me fjalët: ‘Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë perëndimor’. Kjo frazë u ngulit në mendjen e shqiptarëve dhe u bë edhe më e fuqishme kur Bill Clintoni urdhëroi NATO-n që të bombardonte caqet serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999”, shkruan “The Guardian”. “Sot është e vështirë të gjesh gjurmë të luftës dhe se një gjeneratë tashmë është rritur në ambient paqe dhe stabilitet. Por emocioni pro-amerikan është ende prezent”, shkruan gazeta britanike.

kosoava_3.jpg

Njëra prej rrugëve kryesore të Prishtinës quhet Bulevardi Bill Klinton, për presidentin amerikan. Një tjetër rrugë, shkollë dhe qendër sportive mbajnë emrin e ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright. Rrugëve mbajnë emrat e kongresmenit amerikan Eliot Engel, ish-presidentit Xhorxh Bush dhe udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s përfshirë Tony Blair të Britanisë së Madhe, për të cilët Kosova ka një dashuri të veçantë. Më tej "The Guardian" rendit festimet për Amerikën.

flamuri_shba.jpg

“Deri në momentin ketë që nuk do të ketë ndryshime të mëdha të politikës amerikane për Kosovën, nuk ka asnjë arsye për të besuar se do të shuhet besnikëria e këtij territori për Amerikën. Flamujt do të vazhdojnë valëviten në Prishtinë çdo 4 korrik”, shkruan “The Guardian”.

ushatret_amerikane.jpg

Foto-reportazhi kujton edhe faktin se trupat amerikane kanë qenë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999 si pjesë e një misioni paqeruajtës të NATO-s. Sot ka 600-700 ushtarë amerikanë të NATO-s në tokën kosovare. Më tej tregohet edhe një detaj tjetër. “Në tërë Kosovën ka shumë shtëpi private, restorante, hotele dhe ndërtesa publike të ndërtuara si imitime të Shtëpisë së Bardhë”-shkruan prestigjiozja britanike.

shtepia_e_bardhe_ne_kosove.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381