INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Tenton të korruptojë policin me '50 mijë lekë', arrestohet 47-vjeçari

Tenton të korruptojë policin me '50 mijë lekë', arrestohet 47-vjeçari

Publikuar më: 13:31 02-12-2018

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të korruptonte një punonjës të policisë.

47-vjeçari me iniciale A. Gj, banues në Kamëz, në rrugën “Lord Bajron”, i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore një kartëmonedhë të prerjes 5000 lekë me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.

Sakaq, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike\".