INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fabrikë droge në shtëpi/ Shqiptarët 'kopështarë' kapen me 1433 rrënjë kanabisi për të larë borxhin që...

Fabrikë droge në shtëpi/ Shqiptarët 'kopështarë' kapen me 1433 rrënjë kanabisi për të larë borxhin që...

Publikuar më: 15:09 02-12-2018

Shqiptarët sërish bëhen pjesë e medieve angleze për përfshirjen e tyre në drogë dhe aktivitete kriminale.

Së fundmi dy shqiptarë të përfshirë në rritjen e 1433 rrënjë kanabisi, me vlerë tregu 1 milion sterlina, janë dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e qytetit Hull në veri të Anglisë.

Sipas medieve angleze, bëhet fjalë për Pluton Kamberin, 23 vjeç dhe Ervis Bashllarin, 31 vjeç. Ata u përfshinë në këtë aktivitet kriminal për të paguar borxhin që kishin marrë (11.000 sterlina secili) për të hyrë ilegalisht në Angli.

Prokurori i çështjes e konsideroi fabrikën e kanabisit në bodrumin e një restoranti indian, si një operacion kriminal të sofistikuar. Policia gjeti gjatë bastisjes së kësaj fabrike 1433 rrënjë kanabis në total, prej të cilave 600 gati për t'u prerë e paketuar për shitje.

Kamberi dhe Bashllari i pranuan akuzat për kultivimin e lëndës narkotike të klasit B dhe më tej rrëfyen edhe arsyen e ndërmarrjes së këtij aktiviteti kriminal. Gjatë marrjes në pyetje, Ervis Bashllari i tha policisë se ai merrej konkretisht me ujitjen e bimëve të kanabisit dhe supozohej të paguhej 100 sterlina në ditë por prej shumë javësh ai nuk ishte paguar.

“Pas arrestimit tim dhe shkatërrimit të bimëve të kanabisit jam i frikësuar për jetën e familjes time në Shqipëri” ka pohuar 31 vjeçari për policinë.

Pas kryerjes së plotë të dënimit, Pluton Kamberi dhe Ervis Bashllari do të dëbohen nga Anglia.

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596