INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregulla të reja për të përfituar leje ndërtimi [VIDEO]

Rregulla të reja për të përfituar leje ndërtimi [VIDEO]

Publikuar më: 15:36 02-12-2018

Lejet e ndërtimit tani mund t’i merrni shumë më thjeshtë. Aplikim është thjeshtëzuar dhe mund ta kryeni on-line. Duhet të regjistroheni në portalin e-Albania. Pas regjistrimit duhet të hyni me të dhënat tuaja në shërbimin e-lejet e ndërtimit, ku do të gjeni linkun e posaçëm dhe të klikoni butonin “Aplikim i ri”. Në vijim, duhet të plotësoni me informacion fushat përkatëse dhe të ngarkoni në fund të aplikimit dokumentacionin e kërkuar. Në rast se nuk keni në dispozicion gjithë informacionin apo dokumentacionin e kërkuar, Ju mund ta ruani aplikimin dhe të vijoni me plotësimin dhe dërgimin e aplikimit në një moment të dytë, sapo të jeni gati.
Po duhet të dini se dokumenti i pronësisë është i detyrueshëm për t’u ngarkuar në sistem në mënyrë që të vijoni me aplikimin. Nuk kërkohet që çertifikata e pronësisë të jetë e azhornuar, pasi në çdo rast Bashkitë do të marrin konfirmimin e statusit të pronës nga zyra përgjegjëse e pasurive të paluajtshme. Në rast se nuk e keni çertifikatën e pasurisë në momentin e aplikimit, mund të ruani aplikimin dhe të riktheheni përsëri për ta plotësuar kur të keni të gjithë dokumentacionin në dispozicion.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041120052337646