INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregulla të reja për të shkelur në shtetet anëtare të BE

Rregulla të reja për të shkelur në shtetet anëtare të BE

Publikuar më: 14:57 24-10-2017

Shtetasit që s’janë anëtarë të BE nuk do të mund të shkelin më në tokat e vendeve anëtare nëse s’kalojnë në një sistem të ri kontrolli madje dhe do të paguajnë para. Sistemi i Autorizimit për Informacionin e Udhëtimit në Europë ka vendosur që qytetarët që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Europian para udhëtimit duhet të plotësojnë një formular online.
Ndërsa qytetarët e Ballkanit ose të shteteve që nuk kanë nevojë për viza duhet dhe të paguajnë një tarifë 10 euro që vlen për aq kohë sa vlen dhe dokumenti i pasaportës. Nga pagesa përjashtohen personat që janë nën 18 vjeç dhe mbi 60 vjeç, studentët dhe personeli shkencor.
Sistemi i ri do të futet në zbatim pas janarit të vitit 2020.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492