INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Twitter rregulla të reja. Do publikojë të dhënat, kush ka paguar dhe sa, për fushatat politike [VIDEO]

Publikuar më: 16:26 25-10-2017

Twitter është zotuar të publikojë më shumë informacion rreth spoteve politike dhe reklamave të tjera, një ndryshim politikash që pasqyron thellimin e shqetësimeve rreth asaj se si përmbajtja e paguar ndikoi në zgjedhjet e vitit 2016. Përfaqësuesit e komisionit të Inteligjencës në kongres janë duke hetuar se si Rusia ndikoi përmes mediave sociale gjatë zgjedhjeve të fundit, Twitter dhe kompanitë e tjera janë nën presion për të shpjeguar se si ata monitorojnë reklamat që shfaqen para miliona përdoruesve. “Rregulla më të rrepta për zbulimin tani do të zbatohen për reklamat politike që i referohen drejtpërdrejt një kandidati apo një partie politike”, tha Twitter. Twitter do të publikojë informacionin se kush e ka paguar dhe sa, për fushatat politike. Por për sa i përket reklamave që nuk identifikojnë në mënyrë specifike një kandidat, rrjeti social ende se ka një politikë të qartë veprimi. Grupet mund të shpenzojnë shuma të pakufizuara në reklama të tilla. "Aktualisht nuk ekziston një përkufizim i qartë i industrisë për reklama të bazuara në çështje, por ne do të punojmë për t'i definuar ato në mënyrë të qartë ", tha Twitter në një postim në blog që detajon rregullat e reja. Ligjvënësit kanë paraqitur një projekt-ligj që do të detyronte Twitter dhe të tjerët të zbulonin informacionin rreth blloqeve të reklamave politike dhe drejtuesit janë thirrur për të dëshmuar në Kongres javën e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0030910968780518