INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekspertët e OBSH rekomandojnë vaksinën e re të tifos. Parandalon infeksionin në 9 nga 10 raste [VIDEO]

Publikuar më: 16:38 25-10-2017

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar një vaksinë të re që mund të parandalojë deri në nëntë nga dhjetë raste të etheve të tifos. Ekspertët thonë se kjo vaksinë mund të ketë një "ndikim të madh" në 22 milionë raste te prekura e me 220,000 vdekje që regjistrohen nga tifo çdo vit. Kryesisht funksionon tek fëmijët, të cilët janë në rrezik të lartë të infeksionit, ndryshe nga vaksinat e tjera tifoide. Ekspertët e shëndetësisë shpresojnë se vaksina mund t'i ndihmojë vendet të eliminojnë tifon. Vendimi për të rekomanduar vaksinën e re është bërë nga Grupi Këshillues Strategjik i Ekspertëve të OBSH. Ata rekomandojnë që vaksina t'u jepej fëmijëve të moshës gjashtëmujore dhe se duhet të bëhen fushata ku në fokus të jenë fëmijë deri në moshën 15 vjeçare. Ekspertët e konsiderojnë 'Një armë e vlefshme'. Një studim klinik i vaksinës, i kryer nga Universiteti i Oksfordit, tregoi se ajo ishte deri në  87 për qind efektive. Në studim u përfshin 112 persona të cilët u infektuan qëllimisht me baktere që shkaktonin tifo. Ethet e tifos shkaktohen nga bakteret Salmonella Typhi.  Pacientët kanë simptoma të tilla si ethe e zgjatur, dhimbje koke, të përziera, humbja e oreksit, kapsllëk dhe një në 100 raste ajo shkakton komplikime fatale. Bakteret përhapen përmes ushqimit të ndotur ose ujit. Infeksioni është më i zakonshëm në vendet me kanalizime të dobëta dhe mungesa e ujit të pastër, veçanërisht në Azinë jugore dhe Afrikë.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223