INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rryshfet në këmbim të notës! 73% e studentëve pranojnë korrupsionin në universitete [VIDEO]

Rryshfet në këmbim të notës! 73% e studentëve pranojnë korrupsionin në universitete [VIDEO]

Publikuar më: 15:56 24-11-2018

73% e studentëve pranojnë korrupsionin në universitete. Kjo situatë alarmanet është bërë publike në një tryezë të organizuar nga Qëndresa Qytetare. Përmes pyetësorëve të shpërndarë në 5 universitetet më kryesore në vend studentët kanë zbuluar dhe rrugët se si jepet rryshfeti. Ku sekserët janë pjesë e administratës së universiteteve dhe një pjesë tjetër qëndrojnë nëpër lokalet pranë shkollave.

“Korrupsioni në universitete nuk shfaqet si rast sporadik por është shndërruar në sistem ku sekretaret, punonjësit e administratës dhe vetë studentët shndërrohen në sekserë të pedagogëve. Universiteti Politeknik i Tiranës shfaqet si më i korrupstuari në masën 80%, i ndjekur nga Universiteti Bujqësor me 77% prezencë të këtij fenomeni,” tha Rigels Xhemollari.
Po në këtë takimi janë publikuar dhe format më të shpeshta të korrupsionin për një notë kaluese apo më të mirë, ku bien në sy dhe favoret seksuale.
“Studentët pranojnë që forma më e përhapur e korrupsionit në universitet është pagesa në këmbim të notës me 43%, ndjekur nga detyrimi për blerje librash dhe favoret seksuale,” sqaroi Xhemollari.
Një e dhënë problematike sipas ekspertëve është dhe fakti se dhe vetë studentët janë pro dhënies së ryshfetit. 24% e studentëve të pyetur do të ishin të gatshëm për të ofruar rryshfet në këmbim të një rezultati më të mirë në provim dhe 14 % e tyre janë të lëkundur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0017118453979492