INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet për korrupsion drejtori i Hipotekës në Shkodër

Arrestohet për korrupsion drejtori i Hipotekës në Shkodër

Publikuar më: 14:59 25-09-2018
Drejtori i Hipotekës së Shkodrës Zamir Leka është vënë në pranga. Pas një urdhri të Prokurorisë policia ka ndaluar drejtorin e Hipotekës teksa ndodhej në punë në zyrat e Hipotekës së Shkodrës. Zamir Leka ka akuzë për çështje korruptive gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Shkodrës. Ai u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion, policia dhe prokuroria e arrestojnë. Bashkë me të sipas burimeve është arrestuar edhe shtetasja Frida Mirashi, punonjëse e hipotekës së Shkodrës.
Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598