INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Institucionet më të larta në Shqipëri janë më të korruptuarat në rajon

Institucionet më të larta në Shqipëri janë më të korruptuarat në rajon

Publikuar më: 10:38 09-07-2018

Të gjitha institucionet shqiptare nga partitë politike, parlamenti, gjyqësori, policia, doganat dhe ato shëndetësore në këndvështrimin e shqiptarëve rezultojnë të korruptuara. Të dhënat janë publikuar nga barometri i vitit 2018, që është hartuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. E perceptimi i shqiptarëve mbi korrupsionin është numri një në Ballkanin Perëndimor. 6000 të anketuarve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia u është drejtuar pyetja se cilat institucione janë më të korruptuara dhe për këtë shqiptarët me 88 pikë të parët kanë renditur politikanët, më pas renditen qytetarët e Bosnjës me 83 dhe të Kosovës 82. Ndërsa malazezët janë ballkanasit që mendojnë se politikanët janë më pak të korruptuar. Kurse Shqipëria kryeson dhe për perceptimin e qytetarëve për korrupsionin në gjyqësor, me 87 pikë me pas vjen sërisht Bosnja dhe çuditërisht kosovarët dhe malazezët kanë më shumë besim se gjithë të tjetër tek drejtësia.

Shqiptarët janë sërisht të parët në rajon që mendojnë se sektori shëndetësor është i korruptuar dhe e kanë vlerësuar me 82 pikë.
Boshnjakët rezultojnë të dytët, ndërsa kosovarët kanë opinionin më të mirë për mjekët. Edhe për korrupsionin në dogana shqiptarët janë të parët në rajon që mendojnë se punonjësit marrin ryshfet.

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426