INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fitimet e biznesve ''nuk po qëndrojnë'' në Shqipëri. Ja ndikimi...

Fitimet e biznesve ''nuk po qëndrojnë'' në Shqipëri. Ja ndikimi...

Publikuar më: 09:19 15-06-2018

Bizneset gjithnjë e më shumë paratë, që fitojnë nuk i investojnë apo depozitojnë në bankat shqiptare, por i dërgojnë jashtë vendit. Kryesisht janë sipërmarrjet e huaja që dy vitet e fundit, spikatin për transfertat jashtë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, të ardhurat dalëse të investimeve ishin 82 milionë euro në tre muajt e parë të vitit 2018, me një rritje prej 4% në krahasim me të njëjtën periudhë në 2017. Në raport me dy vite më parë, transferimi i fitimeve pothuajse është dyfishuar.

Banka e Shqipërisë raporton se nga shuma prej 82 milionë euro, 63 milionë euro ishte fitimi i riinvestuar dhe 19 milionë euro ishin pagesat e interesave.
Transferimi vjetor i fitimeve ka arritur nivelin rekord në 2009-n me 402 milionë euro dhe kjo bëri që monedha e përbashkët të ngrihej brenda dy viteve nga 123 lekë në rreth 140 lekë. Ndërsa dy vitet e fundit, ndonëse transferimi i fitimeve ka ardhur në rritje, në vitin 2017 ai arriti gati 300 milionë euro, kërkesa për valutë nga kompanitë nuk ka ndikuar në forcimin e euros. Përkundrazi, euro është zhvlerësuar dy vitet e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451