INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtohen orët e punës për shqiptarët! Për 2 vjet diferenca shumë e madhe

Shtohen orët e punës për shqiptarët! Për 2 vjet diferenca shumë e madhe

Publikuar më: 10:46 04-06-2018

Shqiptarë punojnë shumë po në raport me pagat ngarkesa është e madhe. INSTAT raporton se shqiptarët në 2017 punuan 1.4 orë më shumë në javë në krahasim me 2016 ose 73 orë më shumë për gjithë vitin. Gjatë 2017 punuan 41 orë punë në javë nga 39.6 orë në vitin 2016. 

Orët e punës u shtuan më shumë në sektorin e bujqësisë dhe atë të ndërtimit. Punonjësit në bujqësi punuan 36 orë në javë më 2017 nga 34.1 orë në vitin 2016. Ata të sektorit të ndërtimit punuan 44 orë në javë në 2017 nga 42.5 orë në javë në 2016. Më shumë orë në punë shpenzuan edhe punonjësit e sektorit të energjisë dhe industrisë. Më 2017 kjo kategori shpenzoi 44 orë në javë në punë në raport me 42.5 orë që shpenzoi më 2016.
Gjithësesi në total sektori më i “pamëshirshëm” nga të gjithë është ai i bareve dhe hoteleve me 46 orë në javë, por koha në punë e kësaj kategorie nuk pati ndryshime të dukshëm nga 2016.
Një punonjës shqiptar me pagë punoi mesatarisht në javë 41 orë, në vitin 2017 afro 5 orë në javë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian, që llogaritet në 36.1 orë. Të dhënat e fundit të INSTAT treguan se në vitin 2017 punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën që rrinë në punë duke e çuar në 41, ndërsa tek ata europianë ka ndodhur e kundërta. Sipas të dhënave të Komisionit Europian, mesatarja e Bashkimit Europian tregon se orët e punës mesatare në javë nga viti në vit janë ulur nga 38.6 orë në 2005 në 36.1 orë në vitin 2016. Për vendet e BE-së, kjo tendencë shpjegohet kryesisht me faktin që më shumë punonjës po punojnë me kohë të pjesshme dhe më pak po punojnë me orë të zgjatura.

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482