INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet mafia e Ndrangheta-s, 38 të arrestuar për trafik droge

Goditet mafia e Ndrangheta-s, 38 të arrestuar për trafik droge

Publikuar më: 09:46 09-07-2018

Antimafia italiane dhe policia e rajonit të Kalabrisë i ka dhënë një tjetër goditje mafias kalabreze Ndrangheta. Në në orët e para të mëngjesit të sotëm janë arrestuar 38 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, pjesëmarrje në aktivitet kriminal e mafioz, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje, kërcënim dhe dhunë.Të arrestuarit akuzohen si anëtarë të dy grupeve kriminale të mafias kalabreze Ndrangheta. Hetimet e antimafias italiane kanë zbardhur se dy grupe kriminale ishin në një rivalitet të ashpër mes tyre, dokumentuar nga metodat mafioze të zotërimit të territorit, dhunë e kërcënëim, armëmbajtje pa leje e tentativë vrasje. Rreth mesditës Prokurori i Rexhio Kalabrias, Giovanni Bombardieri, do të japë detaje nga operacioni në një konferencëpër mediat. Aktiviteti kryesor i tyre ishte importimi i kokainës të cilësisë së pastër nga Amerika e Jugut dhe e hashashit nga Maroku e Spanja. Sapo mbërrinte në Itali, droga shpërndahej në tregjet e shitjes së saj në rajonin e Lombardisë, Piemonte e Siçili.

Article Logic
Execution time: 0.0035297870635986