INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
#TelekomStreetParty, festa më

#TelekomStreetParty, festa më "cool"!

Publikuar më: 12:36 16-03-2016

Kur mendojmë për verën menjëherë na shkon mendja tek dielli përvëlues, temperaturat e larta dhe plazhi. Vërtet këto elementë munguan këtë 14 mars për Ditën e Verës, por ata që nuk munguan ishit ju.

Po po të gjithë ju që me shpirtin tuaj festiv u bëtë pjesë e #TelekomStreetParty. Një event i ndarë në dy skena të ngritura në dy nga rrugicat më të pëlqyera të bllokut ajo “Pjetër Bogdani” dhe ajo “Ibrahim Rrugova” me @Telekom Community Store në mes, të pagëzuara si SUN Stage dhe SKY Stage. Dy skaje që mes tyre bënë bashkë plot 22 DJ të talentuar nga Shqipëria dhe Kosova, duke filluar nga ora 12:00 e paradites e deri në mesnatë.

E teksa nata binte dhe festa vazhdonte, në Sky Stage pranë @Telekom Community Store, me qindra të rinj dhe jo vetëm, patën mundësi që përveç performancës së disa prej DJ-ve më popullorë të momentit si DJ Flow & Valon on Drums dhe Dj Mickey-t, të shijonin gjithashtu 3 performanca speciale nga artistët Blunt dhe Real (ky i fundit çuditërisht nuk e hoqi bluzen), Cozman dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, Tuna. Këngëtarja nga Kosova e cila pavarësisht se këto kohë ka qenë disi pushim, na rrëfeu se e kishte pranuar me një frymë ftesën për të qenë pjesë e #TelekomStreetParty.

Dhe në fakt kush do donte të mungonte në një festë të tillë, e cila falë miksimeve të DJ Sardit, i ftuari i fundit i mbrëmjes, na mbajti deri vonë të ingranuar me adrenalinë dhe energji. E dini pse? Sepse çastet me muzikë dhe argëtim janë pikërisht ato që na lidhin bashkë!

Dy rrugë, disa rryma muzikore ku secili gjente ‘vibe’ e tij vetëm disa hapa më tej, me njerëz të mirë duke festuar deri në orët e vona të mesnatës – e ku ka mënyrë më cool për të mirëpritur pranverën. Duam përsëri…kur është Telekom Street Party tjetër?

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877