INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gëzuar Ditën e Verës, axhenda e aktiviteteve festive në Tiranë

Gëzuar Ditën e Verës, axhenda e aktiviteteve festive në Tiranë

Publikuar më: 10:17 14-03-2018

Tirana sot është bërë gati për të festuar Ditën e Verës. Në kryeqytet do të organizohen një sërë aktivitetesh festive nga Bashkia, të cilat nisin që herët dhe mbarojnë në mbrëmje vonë.

PROGRAMI DITA E VERËS
Ora 09:00 – Muzikë me DJ tek Liqeni Artificial (hyrja e digës).

Ora 10:00 – “Karnavalet në Tiranë”- Parada e fëmijëve të shkollave nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial.

Ora 09:00-15:00 – Tirana Open Air Show. Avion në sheshin “Skënderbej”.

Ora 09:30-11:15 – Fluturime nga Flota Kombëtare e Pilotëve, Kosovë- Shqipëri.

Ora 10:00 – Varka dhe kanoe për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve. Gjithashtu, demonstrime nga profesionistë të lundrimit te Liqeni Artificial.

Ora 10:30-14:30 – Koncert tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (përballë Kryeministrisë). Këngëtarët: Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band. Argëtim, surpriza në zonën e dedikuar të rinjve.

11:00-00:00 – Koncert “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës. Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.

Prej orës 11:00 dhe gjatë gjithë ditës te Parku i Liqenit Artificial
– Përgjatë Digës – Panairi i Artizanëve
– Këndi i piktorëve (rruga e 1000 selvive)
– Oazi i lojërave për fëmijë (afër fushave multisportive)
– Aktivitete sportive si Ping-pong, shah, volejball, basket, handball, harqe, kangoo etj…(para fushave multisportive dhe brenda tyre).
– Këndi i fotografisë së pranverës
– Libraria e Liqenit e hapur për fëmijët dhe të rinjtë
– Këndi i barbekysë
– Mbrapa këndit të forcës nr 1: Festival i kërcimit për fëmijë “Ne jemi Bota”.

Më pas vazhdon Teatri i Kukullave për Fëmijë.
– Tek Teatri Veror: Program klasik me të ftuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik.
– Aktorë të Cirkut do të jenë në hapësira të ndryshme të parkut.
– Në Kopshtin Zoologjik do të ketë muzikë me DJ si dhe aktorë të Cirkut që do të performojnë për vizitorët e vegjël

Ora 12:00 – Red Bull Race Air Show.

Ora:12:00-23:00 – Koncert për të rinj te sheshi “Italia”. Këngëtarët: – G UP, – Fifi, – Anxhelo Koci, – Gent Fatali, -Fero

Ora 12:00-01:00 – Street Party.

– Rruga “Pjetër Bogdani”: me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic.
– Rruga Brigada e VIII: Skena e vendosur me muzikë live Jazz, Funk dhe Rock.

Rruga Ibrahim Rrugova: Panair me produkte të ndryshme.

Ora 18:00 – Koncert klasik. Amfiteatri te Akademia e Arteve

Këngëtarët: Kastriot Tusha (Tenor)
Ardita Meni ( Soprano)
Zana Frashëri (Soprano)
Evis Mula (Soprano)
Erand Kurani (Fizarmonikë)
Alma Strazimiri (Mezzo-soprano)
Sofika Kola (Soprano)

Article Logic
Execution time: 0.0039949417114258