INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi i anglezes: U dashurova me shqiptarin në Facebook, ai më përdori

Rrëfimi i anglezes: U dashurova me shqiptarin në Facebook, ai më përdori

Publikuar më: 11:35 16-03-2016

Romeo i Facebook-ut e quan gazetari anglez në shkrim, shqiptarin 23 vjeçar që pati një lidhje me 40 vjeçaren angleze, duke e bindur atë të fuste ilegalisht në Angli kushëririn e tij.

“Ai më shkatërroi jetën. Unë nuk jam kriminele. Jam thjesht pak e dobët dhe besoj shpejt tek njerëzit. Ka qenë e vështirë për mua. Nëna e 4 fëmijëve Melani Eduards tha se Fisnik Ismaili “i shkatërroi jetën”, pasi u kap në doganën franceze me dy shqiptarë në bagazhin e makinës.

Shumë e vështirë.” Por edhe pasi e kishin kapur, gruaja i dërgoi 500 paund Fisnik Ismailit, sipas të dhënave të policisë. Pavarësisht kësaj gjyqtari e la të lirë me 240 orë punë për komunitetin dhe dënim me një vit burg, në rast përsëritjeje te veprës penale. ”Ai gjithmonë thoshte se më donte dhe unë e besova. Por kur e kapën dhe ishte jashtë Anglisë, më dërgoi disa herë të njëjtin mesazh “Mori fund”.

Dukej sikur gjithçka kishte dashur prej meje ishte të fuste kushëririn e tij në Angli. Unë e di si ishte me vajzat. Ndoshta donte të njëjtën gjë nga ato. Kisha rënë në dashuri me të dhe do të bëja gjithçka për ta kënaqur. Miqtë dhe familja më thonin se ishte një “dru i shtrembër” por unë vazhdova gjithsesi. Doli se ata kishin të drejtë. Mendova se do më dënonin me burg dhe bëra gati rrobat. I thashë “Lamtumirë” fëmijëve të mi. Ishte ndjenja më e keqe e jetës sime. Kur po qëndroja në bankën e të akuzuarve mendova “Kjo nuk mund të ndodhë. Është çmenduri. Unë nuk jam gangster. Jam një nënë. Thjeshtë u lidha me personin e gabuar.”

Të dy nisën të shkruheshin rregullisht në rrjetet sociale. Fisniku i tha se ishte 30 vjeç dhe këmbënguli që ata të takoheshin personalisht. Të dy lanë një takim në Londër në marsin e kaluar. “E pranova ta takoja në kafe. Ishte vendimi më i keq i jetës sime. Në fillim ishte i këndshëm. Rashë në dashuri me të. Ishte një xhentëllmen i vërtetë. Por pastaj nisi të ndryshojë dhe u bë shumë kontrollues.” Në fillim të lidhjes, Fisniku i tha se ai jetonte me dokumenta të rregullta në Angli. Pas disa muajsh i rrëfeu se ishte vetëm 23 vjeç dhe se kishte hyrë në Angli, i fshehur në një kamion. 

Në qershor u nisën për një udhëtim në Kale, në Francë. Fisnik Misini takoi në një lokal kushëririn e tij.

Anglezja thotë se dy shqiptarët e detyruan që ajo t’i fshihte në bagazhin e makinës, një Nissan Qashqai për t’u kthyer në Angli. Arrestimin në doganën franceze, Melani Eduards e shpjegon kështu. “Fisniku nisi të bëntë si i fortë. Ai më tha” Duhet ta bësh për mua. Nëse jo, ti nuk më do”. Doganierë më thanë të hap krahun menjëherë dhe i gjetën ata të dy. Ishte e tmerrshme. Po mendoja për fëmijët e mi. të arrestohesha nga policia franceze ishte e frikshme për mua. Natën e kalova në qeli dhe familja ime ishte shumë e zhgënjyer me mua.” Në fillim Melani i tha francezëve se dy emigrantët duhet të kenë hipur në makinën e saj, kur ajo ajo pinte kafe. Dy shqiptarët u mbajtën në Francë, por Fisniku arriti të kthehej përsëri në Angli, pak muaj më vonë. Policia gjeti prova se Melani i kishte nisur para Fisnikut. Ai i kishte thënë se ishte sëmurë dhe kishte nevojë për një trajtim të veçantë. Të hënën ajo e tregoi historinë e saj në sallën e gjyqit në Kanterberi. Aty u kuptua që dy të dashurit ishin ndarë, kur Melani kishte kuptuar se Fisniku e tradhëtonte.

 

Ajo i kishte shkruar: Më paske shfrytëzuar vetëm për të futur kushëririn në Angli” dhe “Dua paratë sot. 800 paund”. Fisniku ishte përgjigjur: “Po të kaloj 500 në bankë”. Ajo i ishte përgjigjur duke folur për të dashurën e tij tjetër: “Dua pjesën tjetër të parave. Mos e përdor atë kurvën tënde të më shkruajë mua mesazhe herë tjetër”.

Gjykata tha se nuk ka asnjë të dhënë për Fisnik Ismailin. Mirror.co.uk

Article Logic
Execution time: 0.0043799877166748