INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teknologjia do të jetë zgjidhje për urbanizimin dhe krijimin e qyteteve inteligjente

Teknologjia do të jetë zgjidhje për urbanizimin dhe krijimin e qyteteve inteligjente

Publikuar më: 14:05 16-05-2019

Sipas një raporti të OKB-së , të vitit 2018, lidhur me përshtatjen e njerëzve me teknologjinë, 68% e njerëzve pritet të jetojë në zona urbane deri në vitin 2050. Për këtë arsye zgjerimi urban dhe inovacioni janë jetike.
Teknologjia po avancon dhe njerëzit shpesh gjejnë mënyra të reja sesi të përshtaten me të dhe gjithashtu ta përdorin për të bërë jetën e tyre më të lehtë.

Shembulli më i mirë është Kalasatama, një qytet që është ndërtuar nga e para në periferi të Helsinkit në Finlandë. Zhvilluesit thonë se me përfundimin e këtij qyteti në vitin 2030, banorëve do tju zgjatet jeta duke jetuar atje. Kjo sepse është qytet i vogël dhe qytet i zgjuar. Banorët e qytetit nuk harxhojnë kohë për hedhur mbeturinat pasi inxhinierët kanë pajisur të gjithë shtëpitë e qytetit me një sistem vakumi nga ku mund të hidhen mbeturinat direkt nga shtëpia dhe ato depozitohen në një pikë grumbullimi.

Një tjetër aspekt i këtij qyteti inteligjent që të kursen kohë, është plani urbanistik. Çdo gjë është pranë njëra-tjetrës dhe lehtësisht të arritshme brenda një kohe të shkurtër.

Por tani zhvillimi urban ka të bëjë më pak me infrastrukturën dhe më shumë me ndërtimin e një sistemi të ndërlidhur të pajisjeve që përdoren nga banorët e një qyteti, i njohur si Internet of Things (IoT), që do të ndihmojë për të lehtësuar jetesën në qytet.

Njerëzit gjithmonë e gjejnë zgjidhjen e problemeve të rëndësishme që lidhen me teknologjinë. Megjithatë teknologjia krijon vazhdimisht debate të mëdha etike. Me rritjen e urbanizimit do të duhet që secili individ të kursejë pak nga privatësia e tij, në të mirën e komunitetit, pjesë e të cilit është.

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387