INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Bindja Demokratike “mësyn” Korçën, Leonard Olli: Ja platforma ime si kryebashkiak [VIDEO]

KafeIN/Bindja Demokratike “mësyn” Korçën, Leonard Olli: Ja platforma ime si kryebashkiak [VIDEO]

Publikuar më: 14:08 16-05-2019

Partia “Bindja Demokratike” ka nisur punën në terren për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Një nga kandidatët e saj për bashkinë Korçë, Leonard Olli, gjatë një interviste telefonike në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri tha se kundërshtari i Bindjes nuk janë demokratët por të majtët, kryeministri Rama.
Sa i takon platformës për bashkinë Korçë, Olli tha se nevojat që dalin sot para qytetit të tij të lindjes janë tre shtyllat që ai do të ndërhyjë.
“Papunësia dhe varfëria që janë të parat që shkojnë paralel, e dyta është qasja dhe zhvillimi i Korçës tradicionale, ato biznese që mund të ofronin vetëpunësimin dhe një integrim në aspektin ekonomik dhe turistik të qytetit me rrethinat”, tha kandidati i BD, Leonard Olli.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496