INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmohen shikuesit dhe stafi i Eurovizionit, paralajmërohen për sulm terrorist

Alarmohen shikuesit dhe stafi i Eurovizionit, paralajmërohen për sulm terrorist

Publikuar më: 15:13 16-05-2019

Jemi vetëm disa orë përpara fillimit të festivalit më të madh në botë i cili është Eurovision, ku do të jetë dhe Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja e njohur Jonida Maliqi. Shikuesit e Eurovizionit janë alarmuar pas një paralajmërimi të një sulmi terrorist me bombë në qytetin Tel Aviv, ku po zhvillohet Eurosong, në Izrael.
Frika u përhap nga hakerat që kishin interferuar në faqen e internetit të transmetuesit izraelit ‘KAN’ gjatë natës së parë të Gjysëm Finales.
‘Rrezik i sulmeve me bombë! Ju lutemi largohuni! Izraeli nuk është i sigurt’-u shfaqën në ekran këto thirrje të shoqëruara me pamje të animuara satelitore të një shpërthimi në qytet.
Përfaqësues të ‘KAN’ kanë treguar se brenda pak minutash kanë marrë në dorë kontrollin mbi këtë ngjarje duke thënë se kjo është një përpjekje nga Hamasi për të zotëruar këtë transmetim dixhital.
Ju rikujtojmë se sonte do të mbahet nata e dytë gjysmë finale, ku do të këndojë dhe këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, e cila renditet e 14.

Article Logic
Execution time: 0.0040349960327148