INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të tjera ndryshime në qeveri, ikin dy zv.ministre

Të tjera ndryshime në qeveri, ikin dy zv.ministre

Publikuar më: 17:23 20-03-2019

Sërish ndryshime në qeveri. Këtë radhë nuk bëhet fjalë për ministra por zëvendësministra.

Është mësuar se, zëvendësministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo është liruar nga detyra.
Po kështu ka dhënë dorëheqjen edhe zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Albana Shkurta. Nuk dihet motivacioni për lirimin e zv.ministres Voda dhe arsyeja e dorëheqjes së zonjës Shkurta. Të dy zëvendësministret e morën detyrën në tetor të 2017-ës.
Shkurta ndërsa vinte nga bota e biznesit, si drejtuese e një kompanie, ndërsa Vodo ka qenë hulumtuese për politikat europiane pranë Parlamentit Europian.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275