INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sesion i jashtëzakonshëm: Miratohen ministrat dhe komisionet e Vettingut

Sesion i jashtëzakonshëm: Miratohen ministrat dhe komisionet e Vettingut

Publikuar më: 09:23 22-05-2017

Partia Demokratike rikthehet sot në kuvend, pas 3 muajsh bojkot. Pas arritjes së marrëveshjes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha dhe pas publikimit të emrave të ministrave të rinj teknik, Kuvendi do të mblidhet këtë të hënë në orën 18:00 në një sesion të jashtëzakonshme.
Parlamenti pritet të shkarkojë Ministrat aktual dhe të miratohen në vend të tyre Ministrat teknik të propozuar nga Partia Demokratike e të pranuar nga Kryeministri Rama. Në këtë sesion të jashtëzakonshëm, në bazë të marrëveshjes pritet të miratohet dhe kreu i ri i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Rendi i ditës i kësaj seance do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të marrëveshjes politike të datës 18 maj 2017, mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Parlamenti në seancën e jashtëzakonshme do të miratojë dhe anëtarët e pakicës parlamentare në 3 komisionet “ad hoc” të Vettingut, çka i hap rrugë një nga reformave më të rëndësishme për vendin.

Ndërkohe parlamenti do të miratojë edhe një paketë ligjore në funksion të reformës zgjedhore.
Ndryshime do të ketë në kodin penal, ku do ashpërsohen nenet për krimin zgjedhor, gjithashtu do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me financimet dhe reklamat në fushatë.

Article Logic
Execution time: 0.0032229423522949