INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përndiqte adoleshenten 17 vjeçare, arrestohet në flagrancë burri 30 vite më i madh

Përndiqte adoleshenten 17 vjeçare, arrestohet në flagrancë burri 30 vite më i madh

Publikuar më: 10:32 22-05-2017

Një 17 vjeçarë prej disa kohërash përhiqej nga një burrë 30 vjet më i madh se ajo. Kjo ë ka detyruar të renë ti drejtohej uniformave blu për denoncimin e rasti. Pas ndërhyrjes së policisë, bëhet e ditur se një 47 vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit, pasi akuzohet se përndiqte adoleshenten.
Roland Vrapi, ra në prangat e policisë, pas kallëzimit që i bëri në polici një 17-vjeçare. Adoleshentja me inicialet S.N. akuzoi Vrapin se e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme. Burime mediatike bëjnë të ditur se vajza ka thënë para bluve se burri 30-vjet më i madh se ai i thoshte: “Të kam fiksim keq fare”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Roland Vrapi, 47 vjeç, banues në Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetases S.N, 17 vjeçe, se në mënyrë të vazhdueshme përndiqet nga shtetasi i mësipërm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja” parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0033822059631348