INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pako tritoli në lokal

Pako tritoli në lokal

Publikuar më: 10:55 22-05-2017

Një tjetër pako e dyshuar si lëndë eksplozive në qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave të parë mësohet se një pako e dyshuar me lëndë eksplozive është konstatuar në shkallët e një lokali në Elbasan.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se pakoja është gjetur mëngjesin e sotëm në një lokal në lagjen “Emin Matraxhiu”. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e personave dhe mjeteve, duke vendosur dhe perimetrin e sigurisë.
Ndërkaq për ti ardhur në ndihmë uniformave blu të Elbasanit, kanë mbërritur në këtë qytet edhe ekspertët antieksploziv nga Tirana për veprime të mëtejshme.
Vetëm dy javë më parë një sasi eksplozivi u gjet poshtë një mjeti pranë teatrit “Skampa” në Elbasan. Forcat xheniere bën të mundur shpërthimin e kontrolluat të 100 gram tritoli.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105