INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta refuzon Gent Cakajn si ministër, ‘ka qëndrime të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës’ [FOTO]

Ilir Meta refuzon Gent Cakajn si ministër, ‘ka qëndrime të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës’ [FOTO]

Publikuar më: 13:28 10-01-2019

Pasi i tha Po propozimeve për ministrat e rinj, Ilir Meta ka dhënë vendimin e fundit, e që pritet të ndezë dhe një herë debatin në opinionin publik. Për Presidenti Meta Gent Cakaj nuk mund të jetë Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndaj ka vendosur që mos ta dekretojë. 

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.
Kreu i shtetit rendit arsyet e kthimit të dekretit duke theksuar se ai nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.
Gent Cakaj u propozua të emërohet nga kryeministri Edi Rama në postin e lënë bosh nga Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga kryeministri gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më 28 dhjetor.
Por kjo është hera e parë që një president refuzon dekretimin e një ministri të jashtëm. Por kujtojmë se Meta refuzoi fillimisht edhe dekretimin e Sandër Lleshajt, por pas tërheqjes së tij nga titulli i Gjeneralit, Presidenti e dekretoi atë.

shkese-drejtuar-Kryeministrit_Page_1.jpg

shkese-drejtuar-Kryeministrit_Page_2.jpgshkese-drejtuar-Kryeministrit_Page_3.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562