INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nuk pranojmë ministra që flenë gjumë'. Balla flet për ndryshimet në qeveri

'Nuk pranojmë ministra që flenë gjumë'. Balla flet për ndryshimet në qeveri

Publikuar më: 16:30 01-05-2018

Edi Rama ka lajmëruar se në shtator do të ketë ndryshime në qeveri. Puna e Ministrave do të kalojë në sitë dhe më pas shefi i ekzekutivit do të marrë vendimin se kush meriton të vijojë në në kabinet. Por kreu i grupit kuvendor të PS, Taulant Balla gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ishte i drejtpërdrejtë kur tha se ministrat nuk mund të flenë në zyrë.
Taulant Balla:
“Të qenurit ministër do të thotë të mos të zëri gjumi katër vite rresht, jo mos të zëri gjumi deri në shtator. Në ditët në vijim ju do të informoheni për agjendën e ministrave në procesin e llogaridhënies, i cili do të preki të gjithë territorin e Shqipërisë, sikurse nuk duhet lënë pas dore dhe agjenda e tyre funksionale në ministritë që ato drejtojnë. Kur bëhen bashkë komunikimi me njerëzit me detyrën funksionale të ministrit në ministrinë që drejton, jam shumë i sigurt që edhe performanca e tyre është më e lartë. Sa kohë që adreson çështje, të cilat publiku mendon që janë prioritare. Gjyqtari më i ndershëm dhe i pandikuar në procesin e qeverisjes janë njerëzit, sa kohë që marrim nga njerëzit atë që ata mendojnë dhe kërkojnë edhe performanca e tyre do të jetë më e mirë. Një parti serioze si e jona këtë proces e ka angazhim përpara qytetarëve. Ne kemi një ekip të shkëlqyer qeverisës. Arsyeja e këtij vlerësimi ka të bëjë pikësëpari që është kjo qeveri që po qeveris vendin që mundësoi që Shqipëria të marrë rekomandimin pozitiv, pa asnjë kusht për hapjen e negociatave. Është ky vlerësim që tregon se Shqipëria me këtë qeveri, me këtë kabinet dhe me kryeministrin Edi Rama është në drejtimin e duhur. Këtë nuk e them unë, por e thotë progres raporti i Komisionit Europian. Është institucioni ku taksapaguesit europianë kanë dhënë besimin për të bërë gjithë vlerësimin e performancës së vendeve aspirantë për të qenë një ditë anëtare të BE-së. Ka qenë po kjo qeveri, e cila ka vazhduar ti qëndrojë besnik një për një angazhimeve që kemi marrë më 25 qershor. U angazhuam që procesi historik i reformës në drejtësi dhe vetingut do vazhdojë përpara. Sot jemi në një proces vetingu, ku ditë për ditë në mediat tuaja raportohen rastet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët largohen dhe përjashtohen nga pallati i drejtësisë, për shkak se janë “inkompatibël” me standardet e drejtësisë së re që ne po ndërtojmë”, ka thënë Balla

Article Logic
Execution time: 0.0055160522460938