INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident tragjik në Kurbin, makina bie në kanal, identifikohen 3 të rinjtë që humbën jetën

Aksident tragjik në Kurbin, makina bie në kanal, identifikohen 3 të rinjtë që humbën jetën

Publikuar më: 16:10 01-05-2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Adriatik të Laçit. Mësohet se një makinë ka rënë nga ura në një kanal dhe kanë humbur jetën tre të rinj.

Policia në një njoftim paraprak bën me dije se për fjalë për një 22 vjecar me inicialet J.M, një 20 vjecar me inicialet S.K dhe 17 vjecari me inicialet B.M

Ndërkohë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, shprehen se drejtuesi i automjetit, në përpjekje për të shmangur një gropë, ka devijuar nga rruga duke rënë në kanal.

Informacion paraprak i policisë:
Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me targë AA 389 MO, i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat - Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik - Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik - Kurbin. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385