INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të reja nga vjedhja e bankës tek ish blloku, zbulohet se janë marrë para

Të reja nga vjedhja e bankës tek ish blloku, zbulohet se janë marrë para

Publikuar më: 13:17 08-08-2016

Në orët e para të mëngjesit u zbulua se në një bankë pranë ish bllokut hajdutët kishin tentuar të hapnin murin dhe të grabitnin para të kasafortës. Po më tej ky akt u konsideruar vetëm si tentativë për grabitje. Pas disa orësh hetime, burime nga policia raportojnë se grabitësit kanë marrë para. Dyshohet se ata kanë grabitur nga kasaforta 10 milionë lekë, 50 mijë euro si dhe 30 mijë dollarë.

Blutë kanë bërë dhe një analizë në lidhje me grabitjen duke menduar se ajo ka qënë e studiuar mirë. Persona të paidentifikuar kanë mundur të çajnë murin e bankës, duke hyrë nga një lokal që ndodhet në katin e nëndheshëm në të njëjtin objekt ku ndodhen zyrtat e bankës.
Nga hetimet e kryera nga policia dyshohet se autorët kanë nisur punën e tyre në lokalin e nëndheshëm që prej ditës së premte pasdite, kur bankat e nivelit të dytë mbyllin zyrarisht punën në fund të javës. Më pas personat kanë mundur të çajnë murin në tre pozicione të ndryshme duke mbërritur deri tek kasaforta prej çeliku. Për të mbërritur deri aty hajdutët kanë përdorur mjete prerëse dhe salduese me nxehtësi, për të hapur kasafortën. Dyshime të policisë flasin se hajdutët mund të kenë pasur bashkëpunëtor ndonjë nga punonjësit e bankës. Ajo që kanë vënë re hetuesit është fakti se muri i bankës është çarë në një pjesë ku ai ka qenë thuajse tërësisht i amortizuar dhe se ishte tërësisht i kalbur. Ekspertët janë përpjekur të gjejnë gjurmë të ndryshme që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve të mundshëm. Hetuesit po mbledhin dhepamjet e kamerave të sigurisë për dy javët e fundit për të parë lëvizje të mundshme të personave të dyshuar që mund të kenë hyrë në ambientet e lokalit nga ku edhe ka ndodhur vjedhja me thyerje e bankës.

Article Logic
Execution time: 0.0041310787200928