INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabisnin shtëpi e lokale arrestohen 3 persona

Grabisnin shtëpi e lokale arrestohen 3 persona

Publikuar më: 11:32 08-02-2017

Banesat dhe bizneset janë kthyer në objekt sulmi për hajdutët. Këtë radhë bëhet fjalë për një grup criminal në qytetin e Gjirokastrës, të cilët kryenin vjedhje të banesave dhe lokaleve e më pas objektet e vjedhura I shninin. Sipas të dhënave të policisë së Gjirokastrës, dy adoleshentë dhe një 20 vjeçar janë arrestuar pasi akuzohen se kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh.
Në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja” janë arrestuar Kristo Ajdini, 20 vjeç, A.A., 15 vjeç dhe K.Xh., 16 vjeç, të tre banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër.
Ata vidhnin lekët e xhiros, paketa cigaresh , shishe me pije alkoolike, artikuj ushqimore, por dhe banteri makinash, aparat karikimi baterish.
Njoftimi i policisë:
Konkretisht: Në datë 24.01.2017, shtetasit e mësipërm kanë vjedhur 12.000 (dymbëdhjetë mijë) lekë, 50€, disa paketa cigaresh, disa shishe me pije alkolike dhe disa artikuj të tjerë ushqimor në lokalin e shtetasit O.I, në lagjen “18Shtatori”, Gjirokastër.
Në datë 02.02.2017 këta shtetas kanë vjedhur 7 steka me cigare, 30€, 3.500(tre mijë e pesëqindë ) lekë si dhe disa artikuj të tjerë ushqimor në lokalin e shtetasit K.V. , në Lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër.
Në datë 07.02.2016 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 7 bateri makine, një aparat karikimi baterish, rreth 5 kg materiale alumin, një troko si dhe disa sende të tjera.
Nga ana e shërbimeve të policisë është sekuestruar një bateri si dhe trokoja në banesën e shtetasit K.Xh.
Ndalohen dhe blerësit e sendeve të vjedhura
Si rezultat i kësaj pune u bë gjithashtu dhe ndalimi i tre shtetasve të tjerë për veprën penale “Përvetsim i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale ”.
Iqmet Ibrushi, 38 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, ( i dënuar më parë për vjedhje).
Admir Shehu, 40 vjeç , banues në Gjirokastër.
Erion Lika, 34 vjeç , banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër.
Të tre këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë blerë mallrat e vjedhura, që kishin vjedhur shtetasit Kristo Ajdini, K.Xh. dhe A.A”.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375