INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria vendos të ndihmojë Maqedoninë për katastrofën natyrore

Shqipëria vendos të ndihmojë Maqedoninë për katastrofën natyrore

Publikuar më: 13:41 08-08-2016

Qeveria shqiptare ka vendosur të ndihmojë Maqedoninë me rreth 100 mijë euro, për shkak të përmbytjeve dhe katastrofave që sollën ato kryesisht në njerëz. Lajmin e bëri publik Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Sipas tij fondi prej 100 mijë euro jepet për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara për fqinjët maqedonas dhe bashkëkombasit tanë me banim në Shkup e Tetovë.
Bushati theksoi se qeveria është në dispozicion për çdo lloj ndihme tjetër për menaxhimin e krizës krahas këtij fondi në para për shtetin Maqedonas.

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994