INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i Jashtëm holandez, Koender reagime të forta për politikën shqiptare

Ministri i Jashtëm holandez, Koender reagime të forta për politikën shqiptare

Publikuar më: 11:14 17-04-2017

Java nisi me një vizitë në vendin tonë të Ministrit të Jashtëm Holandez. Takimi i parë u bë në Ministrinë e Jashtme mes Ministrit, Ditmir Bushatin me homologun Bert Koender. Bushati tha se në në qëndër të bisedimeve ishin reformat e qeverisë kryesisht atë në drejtësi. Ai theksoi se vendi ynë është gati për anëtarësimin në BE. Bushati komentoi dhe deklarat e PD për ambasadorë të kapur nga qeveria duke e dënuar ashpër, por shtoi se sidoqoftë zgjedhjet do të mbahen në qershor.
Ndërsa Ministri Koender tha se procesi i integrimit të Shqipërisë është në fokus të ndërkombëtarëve dhe se mbështetin qeverinë edhe në drejtim të reformave dhe në luftën kundër ISIS. Ai shtoi se së shpejti do të ketë dhe fluturime tre herë në javë direkte Holandë -Shqipëri. Ndërsa kur u pyet për krizën politike në vendin tonë tha shkurt se e rëndësishme është të nisë dialogu mes palëve.
“Ndryshimet Kushtetuese duhet të shohin dritë të zbatohen se njerëzit po presin të zbatohet Reforma në drejëtësi, ne jemi të interesuar, që kjo të ndodhë dhe palët politike të nisin bisedimet dhe dialogun. Azilkërkuesit nuk priten në Holandë se nuk jeni në statusin për të kërkuar azil. Ju presim për turizëm,” tha Koender.

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613