INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Bushati, reagon për diplomatët që u akuzuan nga Basha

Ministri Bushati, reagon për diplomatët që u akuzuan nga Basha

Publikuar më: 13:16 13-04-2017

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati një ditë pasi kreu i PD, akuzoi një prej diplomatëve në vendin tonë që “paguhet” nga Rama që vettingu të bëhet në inters të kryeministrit tha se akuzat janë të paprecedenta. Ai shtoi se PD është peng e influencave anti-europiane dhe pro prokurorëve të korruptuar, prandaj nuk do zgjedhjet.
“Deklaratat e Bashës dhe të Berishës të turpshme. PD fushatë kundër ambasadorëve, sulme të praprecedenta. Mogerini dhe Han u vunë kapak spekulimeve të PD. Në fakt janë deklarata që shprehin qartë panikun që ka një pjesë e politikës shqiptare për një reformë e cila jo vetëm do të permirësojë  mënyrën e funksionimit të institucioneve të së drejtës në Shqipëri, shpresojmë që do forcojë kredibilitetin e institucioneve por mbi të gjitha do t’i krijojë mundësi Shqipërisë për të vazhduar rrugëtimin europian dhe për të hapur një kapitull të ri", tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396