INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Javë e “nxehtë” politike! Me mesazhe nga ndërkombëtarët për Shqipërinë

Javë e “nxehtë” politike! Me mesazhe nga ndërkombëtarët për Shqipërinë

Publikuar më: 09:41 17-04-2017

Kjo pritet të jetë një javë nga  më të rëndësishmet për mesazhet që do të përcjellin ndërkombëtarët e shumtë që kanë nisur të vijnë në vend që këtë të hënë. Sot kanë mbritur në Tiranën dy aktorë të rëndësishëm europianë, Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe Ministri i Jashtëm, hollandez Bert Koender.
Këta janë dy nga diplomatët më të rëndësishëm europianë, që e mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë.
Në orën 9:30, Ministri i Punëve të Jashtme Bushati do të presë në një takim zyrtar Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Bert Koenders. Takimi më tej do të vijojë me një konferencë për shtyp të dy ministrave.
Më pas në orën 11:45, ministri Bushati do të presë në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. Të dy ministrat do të dalin gjithashtu në një konferencë për shtyp.
Në Tiranë këto ditë pritet të vijë edhe kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit europian, David McAllister.

Article Logic
Execution time: 0.0020039081573486