INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shukriu “fut” sherrin në KQZ. Takim për zgjedhjet në Dibër

Shukriu “fut” sherrin në KQZ. Takim për zgjedhjet në Dibër

Publikuar më: 12:58 08-08-2016

Pas videoseksit dhe shkarkimit nga detyra të kreut të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelilit është mbledhur Komisionin Qëndror Zgjedhor për zgjedhjet e reja, pas dekretit të shpallur edhe nga Presidenti, Nishani.
Po mbledhja ka nisur me debate të nxehta mes përfaqësuesit të  PD-së Njazi Kosovrasti dhe atij të PS-së, Eridian Saljani.
Anëatri i PS, Eridian Saljani, tha se Presidenti ka shkelur ligjin dhe se nuk vepron me njoftime, ndaj duhet t’u japet kohë kandidatëve për t’u përgatitur.
Më pas ndërhyu, Njazi Kosovrasti, përfaqsuesi i PD-s që tha se dekreti ka ardhur dhe se është detyrimin ligjor që të merren masat në përputhje me dekretin e Nishanit. Ai madje e ka konsideruar të vonuar këtë mbledhje.
“Nuk jam dakord me propozimin që afatet e propozimit të kandidatëve të shtyhen. Sepse PS e dinte që kandidati i tyre ishte ai që bënte zullumin e madh. Pse prisnin këta që Gjykata Kushtetuese ta kthente në detyrë.”- tha anëtari i djathtë.
Më tej ndëryn sërisht Saljani, por kryetaria e KQZ, Lefterie Luzi shuan sherrin duke thënë: Prit njëherë të flas unë. Prit njëherë s’kemi shkuar te fleta e votimit.

Gjithësesi KQZ vendosi që në rrethin e Dibrës të ngrihet KZAZ-ja për regjistrimin e kandidatëve të tre partive dhe në datën 19 gusht  kërkoi të paraqitjen e propozimet e partive politike për anëtarë të KZAZ-së në Dibër. Me 7 vota pro, KQZ vendosi për përdorimin e kamerave dhe monitorëve që do përdoren dhe po me 7 vota i thanë po përdorimit të kamerave të sigurisë në vendet e numërimit të votave.

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396