INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen hajdutët e tmerrshëm të Durrësit

Arrestohen hajdutët e tmerrshëm të Durrësit

Publikuar më: 09:19 21-04-2017

Dy të rinj ishin bërë makth për banorët e Durrësit madje dhe të Tiranës pasi vidhni gjithçka deri dhe banesa. Rezart Hyskolli dhe Gentjan Kala dyshohet kanë kryer të paktën 18 vjedhje dhe sot policia e Durrësit ka mundur ti arrestojë, pasi akuzohen se kryenin vjedhje banesash në lagje të ndryshme të qytetit.
Në kuadër të operacionit të koduar është bërë arrestimi i 29 dhe 30-vjeçarit, si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtor të tyre.
Gentjan Kala ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Në kërkim janë shpallur S.T. 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe D.I. 24 vjeç, po banues në Tiranë.
 
Të arrestuarit janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur banesat e shtetaseve L.B. në lagjen Nr.1 Durrës dhe R.B. në lagjen Nr.6 Durrës.
Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 18 vjedhjeve të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Article Logic
Execution time: 0.0037648677825928