INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

DASH: Të gjitha partitë në zgjedhje, reforma thelbësore [VIDEO]

Publikuar më: 09:22 21-04-2017

Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, thuhet se Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike, Ambasador Thomas A. Shannon, u takua me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, për të folur mbi interesat e përbashkëta në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rajon.

Nënsekretari Shannon, riafirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e fortë të SHBA ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e gjyqësorit dhe angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Shannon, thuhet në deklaratë, theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ky është reagimi më i fortë deri tani që vjen nga administrata Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604