INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të lodhur nga vapa? Zbuloni vendet ku mund të arratiseni [FOTO]

Të lodhur nga vapa? Zbuloni vendet ku mund të arratiseni [FOTO]

Publikuar më: 11:10 29-06-2019

I nxehti afrikan që ka përfshirë të gjithë Europën me siguri ju ka lodhur edhe juve.

E nëse doni më shumë të ftohtin sesa vapën ekzistojnë disa vende ku mund të arratiseni, aty ku për shkak të vendndodhjes gjeografike temperaturat janë një mrekulli e vërtetë.

Ishujt Azores në Portugali janë një arkipelag ishujsh me origjinë vullkanike. Temperaturat maksimale aty shkojnë nga 16-25 gradë.

p.PNG

Liqeni Bled në Slloveni, një liqen magjik i rrethuar nga pyje që ofrojnë vetëm freski. Aty mund të praktikoni sporte të ndryshme por edhe të vizitoni ndërtesa historike me arkitekturë unike.

slloveni.PNG

OESCHINENSEE - Zvicër - E vendosur në 1570 metra mbi nivelin e detit , ky liqen i bukur është një parajsë për Alpinistët. Ajo është e rrethuar me kullota, pyje dhe ujërat e saj (temperatura e verës arrin 20 gradë) ofrojnë mundësinë e udhëtimeve të varkave.

zvicer.PNG

WILD ATLANTIC WAY – IRLAND – Është një nga rrugët më të njohura bregdetare në Evropë. Rruga ndjek bregun perëndimor të Irlandës, kalon Kreun e Vjetër të Kinsale dhe Bregun e Haven, ndjekur nga ishujt e bukur të Irlandës jugore dhe vazhdon drejt veriut përmes shkëmbinjve .E gjithë kjo midis plazheve të mrekullueshme. Vapa? Nuk është kurrë një problem.

irl.PNG

Liqeni JÖKULSÁRLÓN – ISLAND - Ajo ndodhet 250 kilometra nga Reykjavík, kryeqyteti i vendit dhe është liqeni më i madh dhe më i njohur me origjinë glaciale në Islandë. Tipari më spektakular i saj është prania e akullnajave të shumta që, gjatë muajve të verës, shkëputen. Këto blloqe të mëdha të akullit kanë tone të ndryshme ngjyrash.

islande.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038301944732666