INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vapa ndikon në shëndet. Studimi: I nxehti na bën më të mërzitshëm [VIDEO]

Publikuar më: 16:21 27-06-2017

Temperaturat e nxehta të verës mund t'i bëjnë njerëzit të ndihen të lodhur,të çuditshëm dhe të padobishëm. Studiuesit amerikan zbuluan se kur njerëzit përballen me vapën, janë më pak të dobishëm dhe shpesh janë më të mërzitshëm. Studimi u krye tek punonjësit e një rrjeti zinxhir të shitjes me pakicë gjë që i lejoi ata  të shihnin sesi mjedisi dhe temperaturat e larta ndikonin tek ata. Ata që punonin në temperatura të nxehta kishin 50 për qind më pak gjasa të ndihmonin klientët, për të dëgjuar në mënyrë aktive dikë dhe për të bërë sugjerime. Sipas studiuesve temperatura e ambientit  ndikon që të formohen reagime të ndryshme emocionale dhe të sjelljes. Studimet e mëhershme tregojnë se përveç të qenit përballë  temperaturave të larta  mund ti bëjë njerëzit që të jenë më të dhunshëm dhe agresivë. Kjo shpjegon edhe  norma e krimit që pësojnë rritje gjatë verës. Ekspertët besojnë se këto sjellje negative rrjedhin nga rraskapitja dhe dehidrimi.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105