INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vapa po “djeg” Shqipërinë[VIDEO]

Publikuar më: 11:10 30-06-2017

Temperaturat përvëluese po ndikojnë negativisht dhe në përhapjen e zjarreve në vend. Emergjencat civile raportojnë se vetëm në 24 orët e fundit janë shfaqur 11 vatra zjarri e kjo situatë nuk ka ndodhur më parë në këtë periudhë, pasi zjarret nisnin pas muajit qershor. Situata më problematike është shënuar në qarkun e Fierit, Beratit dhe Dibrës ku si pasojë e flakëve një sipërfaqe prej rreth 15.5 ha me shkurre, ferra dhe 500 rrënjë ullinj të moshës së vjetër janë djegur.
Zjarre kanë rënë dhe në qarkun e Shkodrës, pothuajse është shkrumbuar një pyll me pisha të larta në fshatin Lajthizë, e ka rrezikuar edhe disa banesa. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u përshkrua nga flakët rreth 1 dylym pyll pishe.
Edhe në qarkun e Tiranës në dy fshatra, ka rënë zjarr. Në Zhabjak u dogj një sipërfaqe me shkurre e ferra, ullishte e pemë frutore. Si pasojë u dogjën shkurre e ferra, rreth 16 rrënjë ullinj dhe rreth 12 pemë frutore.
Edhe në fshatin Harizaj, ka rënë një zjarr tjetër ku u rrezikuan dhe 3 banesa. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar.
Po prefektët e qarqeve kanë nisur ngritjen e shtabeve të emergjencave me qëllim mbajtjen nën krontroll të territorreve dhe u kërkojnë të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112 apo129.

Article Logic
Execution time: 0.0036938190460205